Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në emër të LSDM-së dhe në emrin e tij personal ,të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uroi 11 Tetorin, ditën e kryengritjes popullore,transmeton Zhurnal.mk
“Kjo festë e madhe shtetërore ,11 Tetori, është bazë e përcaktimit shekullor të qytetarëve të Maqedonisë për liri,paqe, identitet të saj,shtet të saj, shembull të dinjitetshëm se bashkërisht qëllimet janë të realizueshme.
Para 74 viteve , në datën e sotme, luftëtar të njohur dhe të panjohur, me vizion për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe prosperuse, në Prilep dhë Kumanovë e nisën luftën nacional çlirimtare.
Pas 74 viteve, më 11 tetor 2015, gjeneratat gjenden para një prove për t’u anëtarësuar në familjen evropiane,” thuhet mes tjerash në urimin e Zaevit, transmeton Zhurnal.mk.