Lajmet e fundit

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev sot pritet të jap dëshmi të reja në lidhje me rastin “Puç”. Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot është caktuar seance e re gjyqësore pasi gjykatësja, Lubinka Bashevska konstatoi se herën e fundit nuk kishte kushte për t’a vazhduar procesin gjyqësor, pasi Zoran Zaev nuk mori pjesë në gjykatë raporton Zhurnal.
Avokati mbrojtës i liderit të opozitës, Filip Medaski, ka deklaruar se rasti “Puç” duhet të jetë në kompetenc të prokurorit të ri special.
Ndaj këtij mendimi ka reaguar gjykatësja e cila ka deklaruar se gjyqi punon në bazë të fakteve, e jo në bazë të marrëveshjeve politike.
Ndërkohë për rastin “Puç” është akuzuar edhe ish shefi i policisë sekrete të kundër zbulimit, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij, një punëtorë i komunës së Strumicës, lideri Zoran Zaev dhe i punësuari tjeter në MPB, Gjorgji Lazarevski. Këta akuzohen se kanë kryer spiunazh ndaj shtetin të Maqedonisë dhe i kanë shantazhuar me dhunë drejtuesit më të lartë të shtetit, përfshi edhe kryeministrin, Nikolla Gruevski.