28.04.2017 · përditësuar para 3382 dite1 min lexim
Kryetari i Lidhja Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, tha se Qeveria do të bëhet shumë shpejtë.
“Për 2-3 ditë do të bëhet nominimi për kryetar të Qeverisë, për 10 ditë më së shumti Maqedonia do ta ketë Qeverinë e re”, ka thënë Zaev në një konferencë për media pas sulmit të mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë.
Madje Zaev ka thënë se nuk do të shkoj në takimin e liderëve të thirrur nga presidenti Gjorgje Ivanov, njofton Klan Kosova.
“Ai është përgjegjës direkt për atë që po ndodh në Maqedoni”.
Sulmi i mbrëmshëm ka ndodh pak kohë pasi në Parlament u votua për kreun e këtij institucioni, të parin shqiptar në këtë post Talat Xhaferin.
Ndryshe mbrëmë kanë mbetur të lënduar gjithsej 102 nga dhuna që u shkaktua në Parlamentin e Maqedonisë, nga grupe që u lejuan të futen në Kuvend, vetëm pak kohë pasi Xhaferi u votua për të parin e këtij institucioni.
Në Spitalin e Qytetit në Shkup që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.