Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një konferencë për shtyp ka prezantuar programin qeveritar.
“Maqedonia duhet të ecë përpara. Sot jam para jush për ta prezantuar programin qeveritarë. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës”, tha Zaev.
Askush nuk ka të drejtë ti bllokoj proceset demokratike. Qytetarëve të RM-së iu duhen paga më të mëdha.
Shumica e qytetarëve kanë dhënë besimin në zgjedhje. Qëndroj fort pas këtyre përcaktimeve tona.
Si politikan me përgjegjësi të lartë, që mori mbështetjen nga shumica e qytetarëve, sot jam këtu para jush për të prezantuar programin qeveritarë.
“Kjo lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Iavnovit, nuk guxon të vazhdoj të ju shqetësoj edhe më tej”, tha Zaev.
Programi i Qeverisë së re, përmban parimet e programit parazgjedhor të LSDM-së. Në përpilimin e programit u udhëhoqëm nga parimet e pranuara nga të gjithë qytetarët e RM-së dhe jo vetëm për ata që përmes votës iu kundërvunë regjimit, shkruan Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.