Lajmet e fundit

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot do të paraqitet në Prokurorinë Themelore për të dhënë dëshminë e tij lidhur me zhvillimet dhe dhunën që ndodh natën e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shkruan Alsat M.
Në Prokurorinë Publike janë ftuar edhe deputetët të cilët kanë qenë të pranishëm në kohën e sulmeve të cilat ndodhën më 27 prill.
Më rënd i lënduar ka qenë lideri i “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela. Krahas deputetëve, të sulmuar kanë qenë edhe gazetarët dhe kameramanët.