Lajmet e fundit

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka qëndruar sot për një vizitë në Kosovë.
Vizita e tij është bërë e ditur nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i cili përmes llogarisë së tij në facebook ka ndarë fotografi të momentit të takimit me homologun e tij, njofton Klan Kosova.
''Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë''.