Lajmet e fundit

Nikolla Gruevski po ankohet për shkak të asaj se nuk po e jep dorëheqjen, dhe po paraqitet si boksier i ndonjë ringu.
Në ringun e Nikolla Gruevskit nga njëra anë është ai dhe kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër janë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Me të gjitha këto politika kriminale gjatë dhjetë viteve të kaluara, Nikolla Gruevski e nokautoi Maqedoninë, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton zhurnal.mk
Zaev theksoi se nokautin e Maqedonisë e sheh pas më shumë se 600.000 qytetarëve të cilët u shpërngulën nga Maqedonia.
“Më shumë se 500.000 qytetar të cilët po jetojnë nën pragun e varfërisë, më shumë se një e treta e firmave janë me llogari të bllokuara, me shumë se 10.000 firma janë mbyllur në shtet. Nokauti i Nikolla Gruevskit e shohim me varfërinë e secilit hap, me ekonominë e shkatërruar. Përskaj kësaj, ajo që e shpërndamë të vërtetën për Maqedonisë, me 13, LSDM-ja pas debatit për platformën e miraton Programin e saj.
Programi i cili po punohet nga një marsi, deri më sot, së bashku me qytetarët, me shoqatat qytetare, me të gjitha palët e interesuara.
Bëmë një dokument të shkëlqyeshëm në të cilën garantojmë një Maqedoni më të mirë, më të lumtur, ekonomike dhe prosperuese”, deklaroi Zaev, transmeton zhurnal.mk