Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike Sociale të Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se është gënjeshtër që Maqedonia do ta padis Serbinë për gjenocid.
Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se dikush është duke gënjyer që t’i fus ata në luftë me siç ka thënë “njerëzit miqësor të Serbisë”, transmeton Klan Kosova.
“Serbia nuk është vetëm fqinji ynë, por një komb vëllazëror me të cilin ne ndajmë historinë, kulturën, traditën dhe shumë gjëra tjera të përbashkëta drejt integrimit evropian.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me autoritetet zyrtare të Serbisë dhe nuk kam pritur, por pres, që unë do të jem kryeministër dhe do të përparojmë në bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet”, ka thënë Zaev këtë të hënë.
Duke folur për “deklarimin tiran” të kontestuar, ai ka thënë se kjo ju siguron përdorim më të gjerë të gjuhëve kombëtare të minoriteteve – shqiptar, turk, serb dhe romë.
“Kurdo dhe për sa të jetë e mundur me Kushtetutë dhe ligj, për aq sa pranojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe maqedonët të mos humbin asgjë. Në të kundërtën ne do të fuqizojmë përdorimin e gjuhës maqedone, përderisa ata janë të papërgjegjshëm ndaj autoritete në disa fusha dhe po ashtu ndaj gjuhës zyrtare që është me Kushtetutën e Maqedonisë, ka vetëm shenja në gjuhët e minoriteteve. Nuk mund të jetë ky shkaku”.
“Programi për qeverinë e re nuk parasheh ndryshim të himnit, stemës, flamurit dhe nuk ka ndonjë gjykim për kombet tjera për njëfarë lloj gjenocidi që ata gënjejnë që është bërë ndaj nesh nga miqtë tanë serbë. Kushtetuta nuk e lejon për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë. Nuk ka separatizëm. Ne jemi gjithë bashkë, maqedonë, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjak dhe vlleh”, ka shtuar ai.