Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është takuar sot me delegacionin e OSBE-së të kryesuar nga Gerard Stoudman, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.
Në takim u diskutua për situatën aktuale në Maqedoni, e cila është në krizë, ajo e sigurisë politike dhe sfidat e thella me të cilat përballet vendi.
Lideri Zaev theksoi se të vërtetën e kanë mësuar shumica e publikut të Maqedonisë, ku ka konfirmuar abuzimet e pushtetit që tashmë janë vërejtur dhe në raportet e OSBE / ODIHR dhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Është e rëndësishme që sistemi i ngritur i kontrollit partiak mbi institucionet, për të zëvendësuar krijimin e institucioneve të pavarura të shtetit, të cilat e kanë kontrollin ligjor, dhe ttë proceseve për të cilat janë kompetente.
Në këtë mënyrë Maqedonia do të shkojë drejt hapave të normalizimit të shoqërisë.
Ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, media të lirë, dhe do të kthehet liria dhe demokracia. Është interesi i qytetarëve, për një zhvillim normal dhe demokratik të vendit “,tha Zaev.
“Vetëm krijimi i institucioneve të pavarura mund të përgadisë shtetin për të filluar punën në mënyrë legale , procesin ligjor dhe hulumtimin e krimeve të publikuara” shtoi Zaev.
Përfundimi i përbashkët ishte anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe se nuk ka alternative tjetër, pasi ky është qëllimi drejt të cilit të gjitha partitë politike në vend duhet të përpiqen, thuhet në deklaratën e LSDM-së.