Lajmet e fundit
Zoran Zaev: Flamuri shqiptar do të jetë këtu në selinë e LSDM-së, por kur të na kërkojnë anëtarët shqiptarë.

Zoran Zaev, lideri i opozitës në Maqedoni, në një intervistë dhënë emisionit Jeta në Kosovës, ka thënë që, po t’i kërkohet, nuk e ka problem ta vë flamurin shqiptar tek selia e partisë së tij, LSDM-së.
Por, siç ka thënë ai, kjo kërkesë do të duhej të vinte nga anëtarët shqiptarë.
“Flamuri shqiptar do të jetë këtu në selinë e LSDM-së, kur të na kërkojnë anëtarët shqiptarë”.
Zaev, po ashtu tha se shqiptarët në Maqedoni duhet ta ndjejnë vetën të barabartë dhe bashkë të punojnë drejt ditëve më të mira.