Lajmet e fundit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka dërguar mesazh homologut të tij kosovar, Albin Kurit dhe liderëve tjerë rajonal që t’i bashkohen nismës për një Ballkan të Hapur.
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga një perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe kombet tona e dinë se si, dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë”, ka thënë ai.
Ftesës së shefit të qeverisë maqedonase iu përgjigj shefja e deputetëve të partisë në pushtet, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Madje ajo foli edhe në emër të të gjitha partive politike në Kosovë.
“Tashmë të gjithë partitë nuk e përkrahin më këtë iniciativë”, tha mes tjerash Kusari Lila.
Ajo i dërgoi porosi edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që është njëri nga ideatorët e procesit “Ballkani i Hapur”.
Megjithatë, ajo thotë se raportet me Shqipërinë do të mbesin të pakontestueshme, pavarësisht politikave ditore.