Zac Efron në lidhje të re dashurie?
Aktori amerikan dhe notarja Sarah Bro kanë nxitur shumë thashetheme se janë në lidhje pasi janë parë disa herë së bashku, muajve të fundit.
Ylli 31 vjeçar i “Greatest Showman” dhe notarja 23 vjeçare janë parë së fundmi në ndeshjen e boksit UFC në Mobile Arena, më 2 mars në Las Vegas.
Një dëshmitar ka thënë për E!News se ata dukeshin se “po kalonin shumë kohë të mirë së bashku, por nuk po tregonin shumë afërsi me njëri-tjetrin”.
Ata kishin shkuar dhe ishin larguar së bashku nga kjo ngjarje sportive, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë, Efron dhe Bro ishin parë së bashku edhe dy ditë më herët duke ndjekur lojën Los Angeles Kings vs. Dallas Stars në Staples Center në Los Angeles.
Është e paqartë nëse ata kishin shkuar së bashku ose jo por të dy kanë postuar fotografi nga kjo natë në llogaritë e tyre në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BueQ4cfHKI5/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BueIyLBAXzx/?utm_source=ig_embed
Atletja olimpike së fundmi ka postuar në llogarinë e saj edhe një fotografi me një buqetë me lule ku ja kishte bashkangjitur edhe dy emoji me zemra ngjyrë rozë duke mos specifikuar se nga kush i kishte pranuar lulet.
Në ndërkohë, Efron më herët ishte në lidhje me kolegen e tij nga “High School Musical”, Vanessa Hudgens nga viti 2007 deri në vitin 2010 derisa në vitin 2014 kishte një lidhje të shkurtër me Michelle Rodriguez.
Ai ishte po ashtu i lidhur me kolegen e tij nga Baywatch, Alexandra Daddario.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.