Lajmet e fundit

Nuk ka asgjë si dashuria e parë dhe e vërtetë.
Vetëm pyeteni aktorin Zac Afron, i cili së fundmi përmes një fotografie të vjetër rrëfeu se gjithmonë do ta adhurojë kolegen e tij nga High School Musical - Vanessa Hudgens.
Më konkretisht, aktori e përfshiu atë në një postim të dashur online, ku shihet në fotografi së bashku edhe me shokët e tjerë të klasës Ashley Tisdale dhe Corbin Bleu nga filmi i Disney.
“Shumë mirënjohës që e gjeta këtë fotografi... Me ekipin e o.g. gjatë njërës prej periudhave më të dashura dhe të lumtura të jetës sime. Ju dua përgjithmonë”, shkroi Zac në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Ky postim të bën kureshtar, marrë parasysh se është përfolur që marrëdhëniet në mes tij dhe Vanessas nuk janë të mira.