Lajmet e fundit

Zac Efron së fundmi ka folur hapur rreth lidhjeve të tij të dashurisë.
Ylli 28 vjeçar i Mike and Dave Need Wedding Dates thotë se gjetja e një partnereje të mirë do të jetë gjithmonë e vështirë për të, transmeton Klan Kosova.
“Lidhja e dashurisë është diçka që unë nuk do të jem asnjëherë në gjendje ta bëj”, i tha Zac gazetës britanike The Times.
“Si në definicionin e fjalorit të lidhjeve, sepse në njërën mënyrë ose tjetrën unë kam ndikuar në jetën e tjetrit dhe ata së shpejti e kuptuan... takimi duhet të jetë vërtet i gjatë për të larguar çfarëdo qoftë që njerëzit kane menduar për mua”, është shprehur aktori.
Zac po ashtu zbuloi se pas ndarjes me Sami Moro, ai i ishte bashkangjitur aplikacionit online Tinder.
“Për çudi, kur u kyça në Tinder, askush nuk e besoi se jam vërtetë unë. Menduan se profili im ishte i rremë”.