Lajmet e fundit

Përderisa Kulla Eiffel shkëlqente në prapavijë, qindra spektatorë, u mahnitën me prezantimin e veshjeve glamuroze përplot shkëlqim, pupla e prerje elegante.
Yves Saint Laurent gjithmonë ka simbolizuar diçka më shumë se sa Parisi, përveç se një brend mode me renome botëror, ky emër qëndron për elegancë, romancë e kod liberal të veshjes.
Koleksioni i Vaccarello u shfaq si një udhëtim, që filloi me detaje “hippie” dhe përfundoi me traditën “haute couture” të Saint Laurent.
Kritikë nga të gjitha anët e vlerësuan lartë këtë koleksion përderisa Vogue ka shkruar që ishte një “shpërfaqje briliante e seksualitetit, dhe qejfit për të gjitha gjeneratat”.
























