Lajmet e fundit

Yolanda Hadid është në një marrëdhënie të re dhe ajo është shumë e dashuruar!
53-vjeçarja foli për njeriun e saj të zemrës dhe planet për t’i mbajtur gjërat sa më private, transmeton Klan Kosova.
“Është një kohë e tillë emocionuese në jetën time, duke qenë e shëndetshme dhe gati për të kaluar në një kapitull tjetër. Tani jam në dashuri”, tha Yolanda për ET.
Megjithëse ajo nuk deshi të ndante se kush ishte misteri i saj, ajo zbuloi se është një biznesmen, jo një njeri i famshëm.
“Unë jam shumë e bekuar që kam gjetur një të dashur. Jam e emocionuar dhe është mirë. Ai është një person shumë privat”, tha Yolanda.