Lajmet e fundit

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës na kërcënoi me jetë”, është deklarata e Visar Ymerit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në fjalën e tij në seancën plenare të parlamentit, po ashtu u shpreh se Veseli i shkeli të drejtat e deputetëve në seancën paraprake.
“Ajo që ndodhi në përfundim të seancës që filloi te enjten është e papranueshme dhe e patolerueshme. Këto standarde të dyfishta që përdorë Kadri Veseli për deputetët, nuk janë asgjë tjetër pos shkelje e të drejtave të deputetëve”.
“Veseli i kërcenoi publikisht deputetët me jetë: u tha ishalla nuk vetëvriteni. Vitin e kaluar ai tha se po e përjashtoni veten nga seancat, kurse më pas na nxirrte me dhunë nga Kuvendi”, ka thënë Ymeri, raporton Klan Kosova.
Deputeti i Vetëvendosjes, po ashtu ka thënë se Veseli ua ka frikën akterëve ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.
“Veseli u frikësua ta miratojë rezolutën, për shkak se ndërkombëtarët po e shikojnë, dhe ai sigurisht u frikësohet. Ajo që ka bërë mbrëmë Veseli, duke e keqpërdorur foltoren e Kuvendit është skandaloze”.
Pasi tha se Veseli i kërcënoi me jetë, Ymeri u shpreh se deputetët e Kuvendit nuk mund t’i frikësojë.
“Për çfarë vetëvrasje po flisje kryekuvendar? Si të Dino Hasanajt, a është kjo vetëvrasja që e proklamove dje? Kërcënimet tuaja nuk na ndalin, pushka top iu bëftë, se as nuk ju frikësohemi e as nuk ju respektojmë”, ka thënë Ymeri.