Lajmet e fundit

Visa Ymeri, e ka quajtur shpifës dhe kontrollues të shtetit Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Nga foltorja e Kuvendit të mërkurën, Ymeri i është drejtuar Veselit duke i thënë se nuk ka të drejtë që rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ta cilësojë si vetëvrasje.
“Kadri Veseli tha se Dehari është vetëvrarë. Veseli po flet sikurse Sylë Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi. Ai tha se edhe vëllai i tij është vetëvrarë. Që dy vjet ka hetime për vdekjen e tij dhe hetimet nuk kanë përfunduar, dhe asnjëherë nuk është konstatuar se ai është vetëvrarë.
“Kadri Veseli kontrollues i shteti dhe shpifës”, ka thënë Ymeri, raporton Klan Kosova.