Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë në një konferencë urgjente për media se vdekja e aktivistit të tyre është përgjegjësi absolute e institucioneve të shtetit, njofton Klan Kosova.
“Vdekja e Astirit është përgjegjësi e shtetit, sepse ai ka vdekur për sa kohë që mbahej në burg dhe ai tash e 68 ditë terrorizohej me akuza të ulëta e të pafaktuara”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë edhe se mbështesin kërkesën e familjes Dehari që të jenë pjesëmarrës me mjekë neutralë dhe të jashtëm në autopsi.
Madje nga sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, që ka folur pas Ymerit në konferencë, është bërë e ditur se personeli do të jetë nga Shqipëria, “nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe nga Zvicra”.
Molliqaj: Astriti ishte mirë, nuk përdorte kurrfarë barnash
Aludimet se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur nga konsumimi i barnave, i ka hedhur poshtë, Dardan Molliqaj, sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Molliqaj ka thënë se Dehari ishte mirë dhe se nuk ka qenë duke përdorur kurrfarë ilaçesh.
“Astirit nuk ka vdekur në spital, por ka shkuar i vdekur atje. Ai një javë më parë i ka bërë analizat me kërkesë të tij dhe analizat kanë treguar se nuk vuan nga asnjë problem. Astrit Dehari nuk ka qenë duke marrë asnjë medikament apo tabletë sa ka qenë në burg”, ka thënë Molliqaj.
“Si u bë që deklarimi nga barnat, kur ai nuk merrte asnjë medikament në burg. Atje merren vetëm me udhëzues të mjekut dhe mund të përdorën vetëm me prezencën e tij, nuk të lihen në dhomë, por duhet t’i përtypësh në prezencë”.
Këto janë të dhëna zyrtare ka thënë Molliqaj.
Sekretari i Vetëvendosjes, që vet ka qenë disa herë i burgosur, ka e ka quajtur Deharin “viktimë e pushteti dhe regjimit”.
Ai ka bërë përgjegjës institucionet dhe ka thënë se vdekja e tij s’është fatkeqësi.
“Çarë ndodhi dje nuk ishte fatkeqësi, ishte rezultat i n6jë persekutimi të pashoq që ky pushtet po na bënë”.
“Çfarëdo që ndodh në burg është përgjegjësi e institucionit”.
“Deklaratat e djeshme të ngutshme e kontradiktore vetëm sa e kanë bërë më të rëndë këtë rast”.
Molliqaj, i pyetur se përse ka bërë analiza Astrit Dehari, pasi që veç ishte mirë, ka thënë se si student i mjekësisë që ishte ka qenë shumë i kujdesshëm dhe i ndjeshëm për çështje shëndetësore.
Ka shtuar edhe se kontrollimi i gjendjes shëndetësore në burg është edhe rutinë dhe diçka krejt normale.
Në Sheshin “Skënderbeu” nga ora 17:00, homazhe për Astrit Deharin
Me fillim nga ora 17:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahen homazhe për nderë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që vdiq në rrethana ende të panjohura në burgun e Prizrenit.
“Do të bëjmë homazhe në shenjë nderimi për Astritin dhe do të shprehim indinjatën tonë të thellë”, ka thënë Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj, në konferencë të përbashkët me Kryetarin e Lëvizjes, Visar Ymerin.
Të dy ata bashkë, në konferencë thanë edhe se e bëjnë fajtor shtetin për vdekjen e aktivistit të tyre dhe siguruan se ai nuk ka vdekur nga përdorimi i barnave – ashtu siç po thuhet – sepse, “ishte mirë dhe nuk përdoret medikamente”.
Vetëvendosje e frikësuar për aktivistët që i ka ende në burgje
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar menjëherë lirimin e aktivistëve të tjerë të burgosur në burgjet e Pejës e Lipjanit, pas vdekjes se Astirt Deharit në burgun e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se tashmë nuk kanë besim në institucione dhe kanë frikë për aktivistët e tyre.
“Sot kam dërguar letër në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kam kërkuar nga ministria të vizitoj burgun në Pejë dhe Lipjan për të parë aktivistët tanë atje”.
“Kërkojmë lirimin e tyre, sepse tash nuk jemi të sigurt si funksionin ky sistem”, ka pohuar Ymeri.
Ymeri, bashkë me sekretarin organizativ të LVV-së, Dardan Molliqajn, kanë bërë përgjegjës shtetin për vdekjen e aktivistit të tyre dhe kanë thënë se është e pavërtetë që Astrit Dehari ka vdekur nga barnat, “sepse ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk përdoret madje as qetësues”.
klankosova.tv