Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, do të duhej që të mos pranonin të takoheshin me 25 gusht në Bruksel për të biseduar me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Republika me (republikë brenda) Zajednicë pamundësohet edhe formalisht. Rrjedhimisht pamundësohet shtetndërtimi e zhvillimi. Ndërkohë që Serbisë i mundësohet kontrolli i vazhdueshëm politik (fuqizimi i faktorit politik të kontrolluar nga Beogradi e të shtrirë edhe në institucionet tona) e faktik (kontroll mbi resurset natyrore, ekonomike e financiare, mbi çështjet sociale, e të sigurisë) po përmes Zajednicës”.
“Prandaj Vuçiqi e Daçiqi e presin me padurim takimin e së martës. Prandaj Mustafa e Thaçi do të duhej ta refuzonin kategorikisht këtë takim dhe këtë Zajednicë. Këta në asnjë mënyrë nuk lejohen ta mendojnë Kosovën sikur Vuçiqi e Daçiqi, e aq më pak të veprojnë ashtu siç kërkojnë ata”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në facebook.