Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shprehur solidarititin e tij me qytetarët dhe institucionet në belge, pas sulmeve të sotme në Bruksel.
Uroj që të ketë sa më pak viktima në shpërthimin që ndodhi në aeroportin e Brukselit. Në këto momente dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me ta dhe me institucionet në Belgjikë.Pak ditë më parë u godit me sulme të ngjashme edhe Turqia, e fatkeqësisht këto ngjarje po ndodhin aq shpesh në botë, sa nuk po mbetet kohë as për reflektimin e duhur njerëzor.
Të gjitha këto sulme janë të dënueshme, e dhimbja është e njëjtë për të gjitha viktimat. Por sot, vëmendja dhe solidariteti ynë shkon tek Brukseli, kryeqendra e Bashkimit Evropian.