Lajmet e fundit

Dardan Molliqak, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “bir UDBashi” dhe kriminel drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, duke shtuar se ai është vegël e pushtetit.
Duke folur për arrestimet që policia i bëri të hënën pas disa bastisjeve, Molliqaj e ka thënë se polixia po tenton t'i frikësojë aktivistët e lëvizjes.
“Ai është bir i në udbashi. SHIK-u e ka përdorë Shpend Maxhunin. Ai është vegël e pushtetit. Asnjë nga armët që kemi parë nga publikimet, s’kanë të bëjnë me sulmet. Kjo është propagandë e pushtetit dhe aksion për t’i frikësuar aktivistët, në mënyrë që ata të mos dalin me 1 shtator në protestë. Por protesta e 1 shtatorit, do të jetë fillimi i fundit të këtij regjimit. Të arrestuarit janë rrahur nga policia. Ata janë të pafajshëm”, ka thënë Ymeri në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.