Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në fjalën e tij në manifestimin e organizuar në Pejë nga opozita kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin është shprehur se Republika po copëtohet .
"Jemi të vetëdijshëm pse kemi dalë. Republika po copëtohet e territori po cungohet. Politikanët kanë ditur të dorëzohen e të rehatohen në kurriz të Kosovës, populli nuk është dorëzuar asnjë herë, 205 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin kundër marrëveshjeve,” ka thënë Ymeri në fjalimin e tij.