Lajmet e fundit

Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa, të bëra sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Mustafa kishte thënë se: “Me sulme ndaj Qeverisë nuk i zgjidhim problemet, sepse 4 nga marrëveshjet rrjedhin nga marrëveshja e ratifikuar në Kuvend më 2013″.
Kurse Ymeri, kësaj deklarate i është përgjigjur duke u shprehur se nuk ka asnjë organizatë për të cilën ka pasur kaq shumë presion e përpjekje për tu themeluar.
“Nuk ka ‘OJQ’ themelimi i së cilës të ketë kërkuar kaq shumë përndjekje, kërcënime, intimidim, sharje e fyerje, se sa Zajednica. Dhe këto vazhdojnë – sot Isa Mustafa prapë kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës të vendosen në shërbim të tij (policia, gjykata, qeveria e Kuvendi) në mënyrë që ky këto t’i vë tërësisht në funksion të themelimit të Zajednicës dhe në shërbim të Rançit të tij në Prapashticë. Kështu, po thotë kryeministri, ndërtohet demokracia, ku ai gjithsesi është shumë më i barabartë se të gjithë të tjerët”.
“Kështu zaptohet shteti. Kështu rrënohet Republika. Kështu qytetarët shndërrohen në vartës”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, të lëshuar nga zyra për media.