Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një deklarim për media pasi seanca plenare u pauzua, ka thënë se kjo qeveri është e shfrenuar në dhunë dhe se kjo pozitë s’duhet të jetë ajo që e qeverisë këtë republikë parlamentare.
Ai tha se qeveria po do që t’i shtypë pakënaqësitë e qytetarëve.
Ymeri tha se ndonëse kryekuvendari Kadri Veseli kishte premtuar se s’do të ketë forca të sigurisë në kuvend, prezenca e tyre në seancën e sotme ishte e madhe.
“Kjo e ridimensionin situatën politike në Kosovë, sepse një qeveria që është kaq e shfrenuar në dhunë e që ndien nevojë që ta mbrojë veten prapa shpinës së sigurimit” “Qeveria tregoi që ka vetëm një mënyrë se si të zbatohen kërkesat e Serbisë. Pra përmes shtypjes, e përdorimit të dhunës.”
“Kryesia e kuvendit dhe kryetari jo që e kishte thirrur policinë por që numri i tyre është më i madh se deputetët”.
“Kjo nuk mund të quhet seancë normale, e as parlament normal.”
“Ky është imponim i vullnetit të qeverisë në kuvend” “Kur kemi situata që qeveria e imponon vullnetin e vet politik, nuk mund të quhet demokraci.”