Lajmet e fundit

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës si fajtore për situatën e krijuar me Ramush Haradinajn në Slloveni.
Sipas tij, ekzekutivi që drejtohet nga PDK, e ka ndjekur rrugën e nënshtrimit karshi Serbisë.
Në këtë frymë, Ymeri që sot u paraqit në debatin Fol Hapur, organizuar nga Lëvizja Fol, tha se FSK-ja do t’i ketë pesë regjimente dhe atë të veriut, që sipas tij, nënkupton ndarjen e Kosovës në dysh.