Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se ekzekutivi i vendit e ka të lehtë zgjidhjen e krizës politike përmes tërheqjes nga mërrëveshjet, njofton Klan Kosova.
"Topin për funksionalizim të gjendjes në Kuvend e ka Qeveria".
"Distancimi nga marrëveshjet do të çonte në hapjen e një dialogu politik".
Ymeri poashtu ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit është stërkequr dhe përmes marrëveshjeve të Brukselit po krijojmë një organizëm që rrezikon shtetësinë e vendit.
"Procesi është duke u përkeqësuar prej decentralizmit të Pakos së Ahtisaarit. Këto komuna më shumicë serbe thuhej atëherë që është një proces pak a shumë i përkohshëm, që po e bëjmë njëfarë prove që mund të rishikohet më pastaj".
"Tani jo që kemi rishikim, por kemi rishikim negativ i kemi lidhur në një trup të vetëm".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.