Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka dënuar rëndë aktin e arrestimit të Albin Kurtit nga policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ymerit, tha për “Ora e Fundit’’ në Klan Kosova, se Albin Kurti po mbahet padrejtësisht dhe një arrestim i tillë është kidnapim.
“Me t’u dërguar ne polici Glauku është liruar, por gjatë ndalimit nuk kanë treguar as një arsye për arrestimin e Albinit, as ndonjë urdhër nga prokuroria”.
“Të arrestosh një deputet të tillë në këtë mënyrë quhet kidnapim”.
Kryetari i Vetëvendosjes bëri të ditur se secili moment që Albin Kurti mbahet në polici përgjegjësinë e bartë Qeveria e Kosovës.