Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes Kosovës dhe Brukselit, nuk është meritë e qeverisë së Isa Mustafës, por se ky proces i ka rrënjët shumë më të thella.
“Marrëveshja për Stabilizim Asociim s’mund të jetë meritë e një qeverie. Ajo është rezultat i një procesi të gjatë. Është e papranueshme mënyra se si qeveria i personalizon sukseset dhe i kolektivizon dështimet”.
“Kosova me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim s’do të ketë të mira në afat të shkurtër. Përmes kësaj marrëveshjeje determinohet edhe njëherë se cili është qëndrimi i Brukselit karshi Kosovës”.