Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se lista e kandidatëve të këtij subjekti partiak për deputetë në mandatin e ardhshëm qeverisës, është listë e ndershmërisë e mendjes dhe e profesionalizmit.
Këto deklarime Ymeri i dha gjatë prezantimit zyrtarë të kandidatëve për deputetë të këtij subjekti partiak ku dhe u bë nominimi i Albin Kurtit për Kryeministër, njofton Klan Kosova.
''Kjo listë e Vetëvendosjes i ka të gjitha. Është listë e dijes, profesionalizmit, ndershmërisë, përkushtimit, besnikërinë''.
''Listë që ka energjinë dhe mundësinë. Listë e mendjes dhe e zemrës, Listë vetëvendosëse''.