21.11.2015 · përditësuar para 3907 dite1 min lexim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se "për këtë Qeveri e rëndësishme është vetëm Zajednica".
Ai tha se argumentet e Opozitës kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme për “Isa Mustafën e Hashim Thaçin, sepse ata duan ta ruajnë pushtetin e tyre”.
Lideri i Vetëvendosjes deklaroi se Opozita do t’i ndalë marrëveshjet dhe se ata kanë mbështetje edhe nga eurodeputetë dhe “kur padrejtësia behet ligj mosbindja behet e detyrueshme”, njofton Klan Kosova.
“Ne nuk do të bindemi kur një pushtet e legjitimon Serbinë në Kosovë. Vetëm një detyrë ka ky koalicion; ta bëjë Zajednicën”.
“Nëse nuk e tërheqin Zajednicën do t’i largojmë bashkë me të”, tha Ymeri, duke shtuar se “me 28 nëntor masivisht e paqësisht t’i themi jo marrëveshjeve të dëmshme dhe kësaj Qeverie”.
Ai tha se “pushteti po përdor policët kundër Opozitës, por po i dënon ata qe kundërshtuan Serbinë”.
“S’ka dhune qe na ndal”, pohoi Ymeri.
“Nuk do te ndalem deri në ndaljen e marrëveshjeve, ose shkon edhe Qeveria”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.