Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
Ai me një status në Facebook, është shprehur se drejtësia arrihet kur të jemi të bashkuar.
“Kur jemi bashkë edhe drejtësia bëhet me ne. Urime kombëtares sonë të dashur, që simbolizon në sport atë çka ne shqiptarët dëshirojmë ta arrijmë edhe në arsim, në ekonomi, në kulturë, në mirëqenie, në bujqësi, në turizëm e në shtetformim, pra bashkimin e forcave tona për t'u bërë në Ballkan një vend i barabartë me të tjerët”.