Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se ishte nder pjesëmarrja në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, njofton Klan Kosova.
"Nëna Tereze u shenjtërua sot. Ajo personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën; të gjitha këto në funksion të ndihmës ndaj të varfërve, të nëpërkëmburve, atyre që bota i harron, që nuk i sheh. Nëna jonë jo që nuk i harroi, por jetoi me ta. Dhe kështu i bëri te dukshëm, i ktheu në botë.
E ne na bën krenar. Por edhe na detyron të shikojmë sikur ajo. Jeta e saj është mësim, që të pazëshmit i bën me zë, të uriturit me bukë, të nëpërkëmburit me dinjitet, të shkelurit me vullnet për të luftuar për barazi.
Ishte nder të marrim pjesë në Ceremoninë e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.