Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një konference për media ka folur për tërheqjen e projektligjit për Demarkacion nga Kuvend.
Sipas tij, sot dështuan qeveritarët që ta jetësojnë planin e tyre.
“Sot siç e keni ndjekur klani Mustafa, Veseli, Thaçi dështuan që ta legjitimojnë aktin e tyre të tradhtisë, agresionit karshi territorit të Republikës së Kosovës”.
“Kjo është fitore e jashtëzakonshme, jehonën e të cilës do ta ndjejmë edhe në ditët e javët në vijim”.