Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj Lëvizje, Glauk Konjufca, janë pritur sot në një takim në Tiranë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njofton Klan Kosova.
Basha ka theksuar se kërkohet një bashkërendim përmbajtjesor mes Prishtinës dhe Tiranës dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.
“Ky bashkërendim duhet t’i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, pohoi Basha.
Kryetari i PD-së po ashtu ka ngushëlluar Ymerin e Konjufcën për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.