Lajmet e fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar gjatë një debati me politikanë e shoqëri civile të organizuar në Prishtinë ku po diskutohet për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel ka deklaruar se që në titull të marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe shihet se ajo do të jetë në shpërputhje me ligjet e Kosovës.
"Qeveria me marrrëveshje e konsideron Zajednicën si të veçantë dhe kjo ka të bëjë me karakterin etnik" ka thënë më tej numri një i Vetëvendosjes.
Ymeri konsideron se Asociacioni është përjashtues për të tjerët si dhe racist, pasi sipas tij në marrëveshjen për AKS-në flitet vetëm për serbët, njofton Klan Kosova.