Lajmet e fundit

Aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi”.
Ky çmim iu nda asaj në Festivalin Ndërkombëtar të Valladolidit në Spanjë.
E krenare për këtë shpërblim është edhe regjisorja Blerta Basholli, e cila ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i punës dhe përkushtimit të Yllkës.
Krahas kësaj, “Zgjoi” në Spanjë rrëmbeu edhe një çmim tjetër, atë si njëri prej filmave që bëri ndryshimin.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.