Lajmet e fundit

Ndonëse me formën aktuale dallojnë, Ylli dhe Trepça mbeten rivalët kryesorë të viteve të fundit, pasi për 3 vjet, u takuan dy herë në finale.
Ky ballafaqim i së dielës mbrëma që zhvillohet në palestren "13 Qershori" në orën 20:00, e mbyll xhiron e 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Klankosova.tv.
Paralelisht në Gjakovë, luhet një tjetër duel i fortë, ai mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.
[caption id="attachment_2522739" align="alignnone" width="1200"]
Renditja tabelare në Procredit Superligën e Kosovës[/caption]
Kjo javë basketbollistike nis sot me derbin e kryeqytetit, ku Bora përballet me Prishtinën, ndërkaq në Prizren, Proton Cable e pret Pejën.
Edhe këto dy takime nisin në orën 20:00, njofton Klankosova.tv.
Të gjitha ndeshjet elitare të basketbollit vendor, transmetohen ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës gjigante, Art Motion!
[caption id="attachment_2522705" align="alignnone" width="1203"]
Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa[/caption]