Golden Eagle Ylli e nisi mbarë çerekun e parë në ballafaqim me Trepçën, në kryendeshjen e xhiros së 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
24:20 në të mirë të suharekasve u mbyll 10 minutshi fillestar në palestrën “13 Qershori”, raporton Klankosova.tv.
Fraksioni i dytë nisi me një dominim të mitrovicasve, por që shpejtë e morën vetën edhe vendasit, duke e përfunduar sërish në të mirë të tyre.
Në mes të këtij çereku, basketbollisti Drilon Hajrizi, i pakënaqur me një vendim të gjyqtarëve, reagon ashpër ndaj tyre, çka bëri që referët ta përjashtojnë nga loja.
[caption id="attachment_2523654" align="alignnone" width="1949"]

Momenti kur Drilon Hajrizi përjashtohet nga gjyqtarët[/caption]
Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 46:37.
Kjo super ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 4 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.