Forma fantastike e Golden Eagle Ylllit po vazhdon!
Suharekasit po udhëheqin bindshëm ndaj Vëllaznimit, pas dy çerekëve të parë, duke shkuar në pushim me rezultat 52-33, raporton Klankosova.tv.
24-11 u mbyll perioda e parë, kurse edhe e dyta i takoi "Xhebrailave", 28-22.
Jalen Nesbitt është basketbollisti më i miri i pjesës së parë, e 13 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.
Aktualisht të dyja këto skuadra kanë nga 13 fitore dhe po aq humbje, duke grumbulluar nga 39 pikë.
Kush pëson sonte, do t'i humb gjasat për pozitën e katërt në tabelë, të cilën pos këtyre dy ekipeve, e synon edhe Peja, e cila për momentin është më e mirë se të dyjat, për një pikë dallim, njofton Klankosova.tv.
Ylli - Vëllaznimi po transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!
Komentator, Agon Fehmiu!
[caption id="attachment_2541402" align="alignnone" width="2000"]

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.