Palestra e re dhe e zjarrtë e Rahovecit, ballafaqoi sonte dy rivalë për një synim.
Vreshtarët e vendit të tretë janë nikoqir të Golden Eagle Yllit, që renditen një pozitë më lartë, njofton Klan Kosova.
Në këtë ballafaqim rahovecianët hynë me të vetmin qëllim, triumfin, për t’ia rrëmbyer kundërshtarit pozicionin në tabelë.
Por, derbi i xhiros së 24-të i Superligës kosovare i takoi Yllit nga Suhareka që si mysafir i Rahovecit triumfoi vetëm për një pikë!
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Kushtrim Reshitaj.
https://youtu.be/uTowGgOyAWU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.