Basketbollisti turk që luan në NBA, Enes Kanter, ka reaguar pas arrestimit gjashtë shtetasve turq që punonin në rrjetin e shkollave të klerikut turk, Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.
“Regjimi tiranik i diktatorit Erdogan bën operacione ndërkufitare ndaj edukatorëve të cilët nuk kanë mundësi për proces të rregullt ligjor përballë gjykatave”, shkruan Kanter në Twitter.
Ai këtij reagimi ia bashkëngjiti edhe lajmin e publikuar nga New York Times për arrestimin e djeshëm të gjashtë shtetasve turk në Kosovë.
https://twitter.com/Enes_Kanter/status/979476743265423360
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.