Lajmet e fundit

Yannick Carrasco është dërguar në spital për t’iu ekzaminuar supi i djathtë, pas një përplasje që ai e pati me Antonio Rukavinën, në humbjen e mbrëmshme të Atletico Madrid ndaj Villareal me rezultat 0:1.
Raportet e hershme sugjerojnë që ai mund të ketë pësuar po ashtu lëndim në klavikul, shkruan AS, transmeton Klan Kosova.
Belgu ishte futur në ndeshje nga banka rezervë, në minutën e 57-të, por 15 minuta më vonë ai la fushën e gjelbër, për t’ia lëshuar vendin legjendës Fernando Torres.
Mbetet të shihet se a do të luajë Carracso në përballjet gjysmëfinale që Atletico i zhvillon ndaj rivalit Real Madrid, ndaj së cilës skuadër kishte shënuar ky futbollist në finalen e Ligës së Kampionëve, vitin e kaluar.
