Lajmet e fundit

I ftuar sot në emisionin Info Magazine, është anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.
Me të është duke u diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend, dhe me vendimin e sotshëm që protesta e thirrur për nesër të shtyhet për një datë tjetër.
“Protesta nuk është anuluar, është shtyer”.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që ka këmbëngulur që protesta të mos mbahet nesër.
“Vetëvendosje shquhet për thirrje të protestave, por kësaj radhe ne kemi insistuar të shtyhet sepse kemi nevojë që bashkarisht të konsilodojmë radhët që të sqarohemi për dilmat të cilat janë ngritur ditëve të fundit”.