Lajmet e fundit

Kur Yll Limani ishte konkurrent në The Voice of Albania, në fazën e parë të kualifikimeve kishte dëshiruar që për të karrigen ta kthente anëtarja e jurisë Miriam Cani, por kjo nuk ndodhi.
Këtë ai e zbuloi gjatë një emisioni televiziv në Shqiipëri: “Po, desha që Miriami të kthehej, për shkak të stilit dhe butësisë artistike, por ajo nuk e bëri. Nëse do të ishin kthyer të katërt, asesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm dhe shumë i rreptë, por doli krejt e kundërta”, u shpreh këngëtari.
Kujtojmë se pavarësisht kësaj zgjedhjeje, pjesëmarrja e Yllit në këtë garë rezultoi një sukses i vërtetë.