Ka përfunduar 10 minutëshi fillestar në palestren “13 Qershori” në Suharekë, ku Ylli dhe Peja po e zhvillojnë aktin e parë të çerekfinales basketbollistike në Playoff-in e Superligës.
Vendasit të mbështetur nga tifozëria e tyre, arritën që të jenë më të mirë se pejanët, duke e mbyllur çerekun me rezultat 23-19 raporton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje që po transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, është e para ndërmjet këtyre skuadrave në këtë fazë të kampionatit, teksa minimalisht do të luhet edhe dueli i kthimit në Pejë, teksa nëse pas dy përballjeve do të kenë të dy ekipet nga një fitore, gjysmëfinalistin do ta përcaktojë një ballafaqim i tretë, që luhet prapë në Suharekë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.