Barbra Streisand është personi i fundit i famshëm që ka folur rreth dokumentarit "Leaving Neverland" dhe ylli tregon se ka ndjenja të përziera.
Fituesja e Oscar-it thotë se ju beson akuzave të bëra nga Wade Robson dhe James Safechuck kundër Michael Jackson.
"Oh absolutisht. Kjo ishte shumë e dhimbshme", ka thënë Streisand për Time.
Në dokumentarin dypjesësh të HBO-së, Robson dhe Safechuck japin deklarata shqetësuese për vitet që dyshohet se kishin përjetuar abuzim seksual në duart e Michael Jackson sa ishin fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=Tlcd2RuqJRY
Megjithatë, Streisand është simpatizues ndaj këngëtarit të "Thriller" dhe disa deklarata të saj nuk janë pritur edhe aq mirë.
"Ai ishte shumë i ëmbël, shumë fëmijëror", kujton ajo për legjendën, të cilin e kishte takuar disa herë.
"Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij seksuale, që vijnë nga fëmijëria që kishte përjetuar ose çfarëdo ADN-je që kishte. Ju mund ta quani abuzim, por ata fëmijë, siç keni dëgjuar [ Robson dhe Safechuck] thonë se ishin me plot dëshirë atje. Të dy u martuan dhe të dy kishin fëmijë, kështu që nuk i vranë. Ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Unë fajësoj, mendoj, prindërit, të cilët do t'i lejonin fëmijët e tyre të flinin me të”.
Disa nga komentet e Streisand-it shpejt nxitën reagime në internet, veçanërisht citim për Robson dhe Safechuck "Ata të dy u martuan dhe ata të dy kanë fëmijë, kështu që nuk i vranë ".
Disa e quajtën të tmerrshëm komentin e Streisand, disa u shprehen tejet të nevrikosur. Edhe regjisori i “Leaving Neverland”, Dan Reed, reagoi duke shprehur habinë e tij me deklaratën.
