Lajmet e fundit

Këngëtari, Yll Limani, ka sjellë një këngë të re.
Djaloshi simpatik që u bë i njohur nga “The Voice of Albania”, ka publikuar këngën “A ja ka vlejt”.
Për muzikën dhe produksionin e kësaj kënge është përkujdesur Gzim Lazri dhe Cekic Beatz derisa tekstin e ka shkruar vetë Ylli në bashkëpunim me këngëtaren Fifi dhe reperin Gent Fatali, njofton Klan Kosova.
"Kallxom a ja ka vlejt që ma nuk jena bashkë? Kallxom a ja ka vlejt? A qikaq e pat?", janë vetëm disa nga vargjet e kësaj balade të ndjerë që me siguri do të prekë 'telat' e zemrës së shumëkujt.
Edhe kjo këngë është publikuar në “Youtube” vetëm në versionin audio, njëlloj si edhe kënga e tij e fundit “Ty” që tashmë numëron pa fund klikime.