Lajmet e fundit

Këngëtari Yll Limani ka folur për këngën "Qaj", e cila është pjesë e mini-albumit të tij të parë, që përbëhet prej pesë këngëve.
Ai, në Oksigjen me Besim Dinën, ka theksuar se kënga paraqet personat në moshë mbi 40-vjeç të cilët vajtojnë për vitet që iu kanë shkuar.
" 'Qaj' është njëra prej këngëve që e kam shkruar në pandemi, kur dëgjoja shumë njerëz që flisnin për problemet e veta".
"Është një këngë që e paraqet dikë që është 45 vjeç dhe i vajton vjetët që i shkojnë dhe shoqërinë që e ka, pra dikush që i ka ikur rinia. Unë mendoj që njeriu është çdo herë i ri".
"Kjo është këngë personale e gjendjes melankolike që e kam pasur atëherë", ka thënë Limani, njofton Klankosova.tv.