Lajmet e fundit

Yjet në përgjithësi duken bukur përpara kamerës.
Por disa prej tyre shpeshëherë tentojnë të duken bukur e më bukur, e hyjnë nën thikën e kirurgëve plastik.
Jo gjithmonë, ata i’a arrinë qëllimit të duken ashtu sikurse dëshirojnë.
Reid njihet nga roli i saj te American Pie. Ajo ishte shumë e bukur, deri në momentin kur vendosi që të operojë gjoksin dhe buzët.
Heidi Montag
Montag është personalitet shumë i njohur në Amerikë. Ajo është këngëtare, prezantuese e stiliste e modës. Ajo ka bërë aq shumë botoks sa tani fytyra e saj duket komplet e ngrirë.
Paris Hilton
Trashëguesja e hoteleve “Hilton”, Paris Hilton ka bërë shumë operacione në hundë dhe buzë. Me vetëm 30 vjet ajo tani duket shumë më e vjetër.
Dolly Parton
Parton ka bërë aq shumë ndërhyrje kirurgjikale saqë nuk e ka asnjë pjesë të trupit të paprekur. Ajo madje quhet si “Mbretëresha e operacioneve plastike”
Michael Jackson
Këngëtari më i famshëm i të gjitha kohërave si duket nuk ishte i lumtur me ngjyrën e trupit të tij. Kështu që Jackson kishte vendosur që të bëhej i bardhë!

Farrah Abraham
Abraham është një shembull i operacioneve të dështuara. Ajo është një yll i pornos, e është viktimë e një reaksioni alergjik pas operacioneve.
![farrah]](http://klankosova.tv/wp-content/uploads/2015/06/farrah-300x224.jpg)
Latoya Jackson
E po vëlla e motër në të njejtën listë!
Motra e mbretit të pop-it, nga operacionet e shumta e ka dëmtuar shumë hundën.

Melanie Griffith
Aktorja amerikane Melanie Griffth duket shumë keq pas ndërhyrjeve të shumta.
Dikur Griffith cilësohej si një femër shumë e bukur, po gjithçka ndryshoi në momentin kur vendosi që të bënte operacione plastike.